Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Më shumë se 110 fitues të Çmimit Nobel kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Narges Mohammadi, aktivistes iraniane për të drejtat e njeriut dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqen, pasi ajo u transferua në spital për shkak të shqetësimeve, si pasojë e përkeqësimit të shpejtë të gjendjes së saj shëndetësore bëri të ditur The Guardian.
Në një deklaratë të publikuar të martën, 112 laureatë të Çmimit Nobel u kërkuan autoriteteve iraniane dhe komunitetit ndërkombëtar të veprojnë “pa vonesë” për të siguruar lirimin e Mohammadit dhe garantimin e aksesit të vazhdueshëm në trajtim mjekësor.
Mohammadi, e cila u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2023 për dekada të tëra angazhimi në mbrojtje të të drejtave të grave në Iran, u transportua me ambulancë në gjendje kritike shëndetësore në spitalin Pars në Teheran, më 10 maj për trajtim të specializuar.
Aktivistja për të drejtat e njeriut ka humbur ndjeshëm peshë, ka pasur tension të paqëndrueshëm të gjakut dhe simptoma serioze kardiake gjatë kohës në paraburgim, ndërsa u gjet pa ndjenja në qelinë e saj pas një sulmi të mundshëm në zemër. Transferimi i Mohammadit në spital është vetëm një lehtësim i përkohshëm dhe përfaqësuesit e saj druhen se ajo mund të rikthehet në burg nëse gjendja e saj përmirësohet.
Fituesit e Çmimit Nobel kërkuan lirimin e menjëhershëm të saj dhe heqjen e të gjitha akuzave. “Ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se jeta e saj mund të jetë në rrezik të afërt”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët, duke shtuar se asaj i ishte mohuar trajtimi i specializuar mjekësor për muaj të tërë gjatë burgimit.
Mes firmëtarëve kishte 26 laureatë të Nobelit në kimi, 12 në ekonomi, pesë në letërsi, 29 në mjekësi, 11 fitues të Nobelit për Paqen dhe 29 në fizikë, përfshirë shkrimtarët Annie Ernaux dhe JM Coetzee.
Jody Williams, aktivistja amerikane kundër minave tokësore që fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1997, tha se Mohammadi “nuk duhej të ishte çuar kurrë në prag të vdekjes”.
“Askush, askund, nuk duhet të burgoset për protesta paqësore apo për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Williams.
Gazetarja jemene dhe laureatja e Nobelit për vitin 2011, Tawakkol Karman, e përshkroi Mohammadin si “zërin e patrembur të grave që i rezistojnë shtypjes dhe kërkojnë liri”.
“Asnjë burg nuk mund ta heshtë luftën për dinjitet dhe drejtësi. Narges duhet të lirohet dhe bota duhet të vazhdojë të qëndrojë në krah të grave të Iranit”, tha Karman.
Ali Rahmani, djali i Mohammadit që jeton në Paris, tha: “Pezullimi i përkohshëm i dënimit të nënës sime thjesht nuk mjafton. Pas viteve të burgimit, izolimit dhe neglizhencës sistematike mjekësore, jeta e saj ende varet nga një fije peri.“
“Ne nuk duam thjesht që ajo të dalë nga qelia për disa ditë; ne kërkojmë fundin e përhershëm të këtij persekutimi gjyqësor. Nëna ime ka nevojë për liri të pakushtëzuar dhe kujdes afatgjatë e të specializuar, pa frikën e rikthimit në ambientin që gati sa nuk e vrau.”
Mohammadi është ndaluar vazhdimisht nga autoritetet iraniane për shkak të aktivizmit të saj që nga arrestimi i parë në vitin 1998, përfshirë fushatat kundër dënimit me vdekje dhe ligjeve detyruese të hixhabit në Iran. Ajo është dënuar me më shumë se 44 vite burg dhe 154 goditje me kamxhik në disa vendime gjyqësore.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)