Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Truri ynë është organi më i rëndësishëm në trupin tonë, duke kontrolluar gjithçka që bëjmë, si frymëmarrja, ecja, ngrënia, fjetja etj.
Truri është procesori qendror për të gjitha funksionet tona trupore. Truri shërben si interpretues i asaj që shikon dhe dëgjojmë.
Pirja e duhanit
Të folurit rrallë
Njerëzit që janë të prirur që të flasin më pak përballen me rrezik më të lartë të reduktimit të efikasitetit të trurit. Bisedat intelektuale janë stërvitje për trurin, ashtu si palestra për muskujt
Mosngrënia e mëngjesit
Qoftë për dietë apo për të kursyer kohë, shumë njerëz zgjedhin të anashkalojnë mëngjesin, dhe në këtë proces e dëmtojnë trurin e tyre. Pas gjumit, truri juaj kërkon lëndë ushqyese. Anashkalimi i mëngjesit privon trurin prej këtyre ushqyesve shumë të nevojshëm. Mungesa e mëngjesit gjithashtu do të çojë në sheqer të ulët të gjakut, e cila është gjithashtu e keqe për shëndetin.
Teprimi në ushqim
Nëse ndjeheni shumë i uritur ose thjesht jeni duke e shijuar shumë pjatën tuaj, të mbushni barkun plot është ide e keqe. Teprimi në ushqim shkakton ngurtësim të arterieve të trurit – duke çuar në zvogëlimin e aftësive mendore.
Shumë sheqer në ushqim
Konsumimi i shumtë i sheqerit do të ndërpresë thithjen e ushqyesve dhe proteinave. Kjo mund të çojë në kequshqyerje. Një trup i kequshqyer pengon zhvillimin e trurit, kështu që minimizoni sasitë e ushqimeve me sheqer.
Ndotja e ajrit
Kjo nuk varet plotësisht nga ne si individ, por cilësia e dobët e ajrit çon në sasi më të ulëta të oksigjenit në tru – truri pa oksigjen nuk mund të funksionojë.
Fjetja me kokë mbuluar
Mund të ju duket e rehatshme dhe e ngrohtë, por fjetja me kokë të mbuluar çon në rritjen e marrjes së dioksidit të karbonit dhe uljes së marrjes së oksigjenit. Siç u përmend më parë, oksigjeni është jetik për funksionin e trurit, dhe mos marrja e mjaftueshme e tij mund të dëmtojë qelizat e trurit tuaj.
Mosangazhimi në nxitje të mendimeve
Truri juaj është si një muskul, dhe nëse nuk e ushtroni atë – ai do të tkurret. Sa më të thella mendimet – aq më mirë për trurin tuaj në planin afatgjatë. Pra, lexoni një libër, shikoni një dokumentar ose luani disa lojëra puzzle.
Puna kur jeni të sëmurë
Shumë të rritur dhe studentë kanë tendencë të heqin dorë nga shëndeti i tyre për karrierën dhe studimet. Kur jeni i sëmurë, trupi dhe mendja juaj duhet të pushojnë, kështu që nëse punoni e studioni kur jeni i sëmurë, do të zvogëloni efikasitetin e trurit tuaj dhe madje kjo mund të çojë në dëmtime afatgjata të trurit.
Nuk flini sa duhet
Gjumi është thelbësor për shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Gjumi i mirë i natës (8 orë) është thelbësor edhe për trurin tuaj, si dhe për organet e brendshme. Është zbuluar se truri pastron veten nga toksinat vetëm gjatë ciklit të thellë të gjumit. Privimi nga gjumi përshpejton vdekjen e qelizave të trurit, të cilat mund të çojnë në kujtesë të dëmtuar dhe në aftësi të reduktuara.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)