play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Zgjedhjet e mundshme në komunat veriore, flasin nga Presidenca

today07/11/2022

Background
share close

Kryetarët e katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan kanë dhënë dorëheqje të dielën (6 nëntor), nga pozita e tyre.

Përveç kryetarëve, dorëheqje kanë dhënë edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.

E një gjë e tillë ka krijuar momentum për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri.

Lidhur me këtë nga Zyra e Presidentes, kanë bërë të ditur për Telegrafin se presidentja Osmani ende nuk ka pranuar ende dorëheqjen e kryetarëve të komunave në veri nga MAPL-ja.

“Legjislacioni në fuqi dhe praktika e përcaktojnë qartë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rastet kur kryetarët e komunave dorëhiqen nga posti i tyre. Presidentja e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme, duke përfshirë konsultimet me subjektet politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve, pas njoftimit zyrtar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për dorëheqjen e kryetarëve të komunave. Deri më tani, një njoftim i tillë ende nuk është pranuar nga Zyra e Presidentes”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Ndryshe nga KQZ kanë thënë se do të pres vendimin e presidentes Vjosa Osmani, e pastaj të merren me organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve pasi ato të shpallen nga ana e presidentes së Republikës së Kosovës. KQZ-ja pret shpalljen e zgjedhjeve para se të fillojë me përgatitjet intensive të tyre”, tha Elezi. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%