play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Zelanda e Re do t’iu vendos taksa lopëve dhe delëve

today09/06/2022

Background
share close

Zelanda e Re ka shpalosur një plan për të taksuar gromësimën (gazrat e stomakut) të deleve dhe bagëtive në një përpjekje për të trajtuar një nga burimet më të mëdha të vendit të gazrave serrë.

Kjo do ta bënte vendin e parë në botë që do t’i ngarkonte fermerët me faturë për emetimet e metanit nga kafshët që ata mbajnë, transmeton Telegrafi.

Zelanda e Re është shtëpia e pak më shumë se pesë milionë njerëzve, së bashku me rreth 10 milionë bagëti dhe 26 milionë dele.

Pothuajse gjysma e totalit të emetimeve të gazrave serrë të këtij vendi vijnë nga bujqësia, kryesisht metani.

Megjithatë, emetimet bujqësore nuk janë përfshirë më parë në skemën e tregtimit të emetimeve të Zelandës së Re, e cila është kritikuar nga ata që bëjnë thirrje që qeveria të bëjë më shumë për të ndaluar ngrohjen globale.

“Nuk ka dyshim se ne kemi nevojë të zvogëlojmë sasinë e metanit që po hedhim në atmosferë dhe një sistem efektiv për faturimin e emetimeve për bujqësinë do të luajë një rol kyç në mënyrën se si ta arrijmë këtë”, tha ministri i ndryshimeve klimatike i Zelandës së Re, James Shaw. 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%