play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Zbulohet se kur do të dalë në kinema filmi i ri i James Bond

today24/03/2025

Background
share close

Fansat e agjentit sekret 007 morën më në fund lajmin e shumëpritur.

Sipas The Sun, filmi i ri i James Bond do të dalë në kinema në vitin 2027.

Pasi Amazon bleu ekskluzivitetin për 1 miliard dollarë muajin e kaluar, prodhimi i filmit është përshpejtuar.

Ndonëse detaje të tjera si titulli i filmit dhe aktori kryesor nuk dihen ende, një burim i mirëinformuar tha se po rikthehet.

Alfonso Cuaron si regjisor?

Kujtojmë se më parë u fol për një regjisor potencial për filmin e 26-të për agjentin 007. Burime të brendshme në Amazon MGM Studios zbuluan se David Heyman, i cili mund të marrë rolin e producentit të ekskluzivitetit, po konsideron regjisorin meksikan Alfonso Cuaron si një kandidat serioz për një vazhdim të ri të serialit legjendar të filmave.

Është interesante që Cuaron-it iu ofrua mundësia për të drejtuar një nga filmat e Bond-it rreth njëzet vjet më parë. Edhe pse ishte i interesuar, ai u tërhoq kur mësoi se skenat e aksionit do të filmoheshin nga një ekip special, i miratuar nga producentja Barbara Broccoli.

Kandidatët për rolin e Bond

Më herët listës së aktorëve që shpresojnë të marrin rolin e James Bond-it i është bashkuar edhe aktori i “Brutalist”, Joe Alwyn.

Krahas tij përmenden Timothee Chalamet, Tom Hardy, Sam Heughan, James Norton, Rege-Jean Page, James McAvoy, Idris Elba, Aaron Taylor-Johnson, Henry Cavill, Theo James dhe Leo Woodall.
Njëri prej tyre mund të pasojë Daniel Craig, i cili luajti Bond nga 2006 në 2021.

Vazhdimet në të cilat u shfaq Craig përfshijnë “Casino Royale”, “Quantum Of Solace”, “Skyfall”, “Spectre” dhe “No Time To Die”.

Përveç Craig, agjentin 007 e kanë luajtur deri më tani pesë aktorë: Sean Connery (1962 – 1971), George Lazenby (1969), Roger Moore (1973 – 1985), Timothy Dalton (1987 – 1989) dhe Pierce Brosnan (1902 – 1995). /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%