play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

YouTuberi teston në ujë telefonin iPhone 14 Pro Max

today21/09/2022

Background
share close

Një YouTuber ka publikuar një video në llogarinë e tij, HaerteTest, duke testuar në ujë telefonin iPhone 14 Pro Max.

Siç shihet në videon e tij, ai e fut disa herë telefonin në ujë, por nuk e mban në periudha të gjata kohore.

Përkundër këtyre testimeve, telefoni duket se punon mjaft mirë dhe nuk pëson ndonjë defekt, transmeton Telegrafi.

Apple ditë më parë ka lansuar serinë e saj të iPhone 14, që përbëhet nga katër modele të reja sikurse iPhone 14, iPhone 14 Pro, iPhone 14 Plus dhe iPhone 14 Pro Max.

iPhone 14 nuk është rezistent ndaj ujit (waterproof), por krenohet me një vlerësim IP68 që nënkupton rezistencën më të lartë ndaj ujit dhe pluhurit, por jo edhe i papërshkueshëm nga uji (waterproof). Të gjitha modelet e reja në gamë kanë këtë vlerësim IP68.

Çfarë do të thotë IP68?

Kjo shkurtesë e çuditshme do të thotë “Mbrojtja e Depërtimit” dhe është e rregulluar dhe standardizuar ndërkombëtarisht (standard IEC 60529). Shifra e parë tregon mbrojtjen kundër lëndëve të ngurta – pluhuri, yndyra, rëra, etj. Numri 6 është vlerësimi më i lartë i mundshëm.

Shifra e dytë është shumë më e rëndësishme për konsumatorin normal të ‘smartfonit’. Është gjithashtu pak më e diskutueshme, pasi prodhuesit kryejnë testet e tyre në shtëpi kur e caktojnë atë. Numri 8 këtu do të thotë se pajisja është në gjendje t’i mbijetojë zhytjes deri në 6 metra uji të ëmbël për deri në 30 minuta. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%