Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pas partneritetit me Sharp dhe Huawei, kompania Leica po bashkëpunon me Xiaomi me të cilin në korrik do të prezantojë telefonin e ri të mençur.
Pas thashethemeve, Xiaomi edhe zyrtarisht ka konfirmuar “bashkëpunimin afatgjatë strategjik” me kompaninë Leica, me të cilën zhvilloi telefonin e ri të mençur, ku kjo pajisje do të prezantohet në korrik, transmeton Telegrafi.
Ky është bashkëpunimi më i ri me prodhuesin gjerman të kamerave, pasi më herët ka bashkëpunuar me Sharp, Huawei dhe Panasonic.
Xiaomi nuk është prodhuesi i parë kinez i telefonave, që do të përdorë teknologjinë e markës së njohur botërore që prodhon kamera.
Në fund të vitit 2020, kompania Vivo ndoqi hapat e Sony dhe Nokia duke bashkuar forcat me kompaninë Zeiss, e rezultatet e këtij bashkëpunimi sollën X80. Kompania Oppo dhe OnePlus gjithashtu bashkëpunuan me Hasselblade, e fryt i këtij bashkëpunimi ishin Find X5 dhe OnePlus 10 Pro.
Xiaomim nuk ka zbuluar shumë detaje për telefonin e ardhshëm, por besohet se do ta vë në funksion procesori i ri Snapdragon 8+ Gen 1.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)