Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today04/09/2023
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë shkuar në seancën e cila ka nisur në orën 12:00, e ku do të diskutohej për tekstet shkollore, shkruan Reporteri.net.
Reporteri ka mësuar se deputetët e Vetëvendosjes nuk janë paraqitur në seancë por kjo parti ka thirrur konferencë për media në orën 13:00, lidhur me këtë temë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i vetmi i pranishëm nga pushteti, e shpalli të hapur seancën, ani pse deputetët e pozitës nuk ishin në sallë.
Kuvendi i Kosovës, sot pritej të zhvillonte një seancë të jashtëzakonshme plenare në të cilën do të diskutohej për, siç është thënë, “dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024”.
Kërkesa për këtë seancë është dorëzuar të premten e javës së kaluar, nga deputetët e partive opozitare.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)