Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të martën shprehu shpresën se Kosova dhe Serbia do të jenë shumë konstruktive në takimin e së shtunës në Ohër të Maqedonisë, ku do të diskutohet aneksi i zbatimit të Propozimit evropian.
Ajo tha se kjo është një mundësi për të dy vendet që të shfrytëzojnë momentin për normalizim të raporteve.
“Kjo është mundësia, tani, që të dyja palët të shfrytëzojnë momentin dhe një normalizim është parësor ose vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Kështu që unë shpresoj shumë që të dyja të jenë shumë konstruktive në bisedimet e ardhshme”, tha Von der Leyen në një takim të Agjencisë Evropiane të Lajmeve, transmeton DW.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ditë më parë ishte për vizitë në Washington ku u takua me presidentin Joe Biden.
Ajo pas takimit me Biden bëri të ditur se me presidentin amerikan kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“E kemi prekur këtë temë shkurt… Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë. Nuk është e lehtë dhe ende ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por e rëndësishme është se po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë nga të dy palët”, ishte shprehur Von der Leyen, raporton Telegrafi.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 27 shkurt në Bruksel u pajtuan në parim për Propozimin evropian për normalizimin e raporteve.
Më 18 mars është takimi i radhës ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku do të diskutohet plani për zbatim.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)