Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/10/2022
Në procesin e shqyrtimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, Pavel Bilek, ambasador i Çekisë, vendit i cili udhëheq me presidencën e Bashkimit Europian, tha se duhet të sqarohen një sërë temash, ndërsa diskutimi në grupet punuese tashmë ka filluar, raporton Gazeta Express.
Për të ecur tutje në këtë çështje, Bilek tha në tryezën me temën “Agjenda Evropiane 2022” se duhet të trajtohen një sërë çështjesh muajin e ardhshëm.
Ambasadori çek tha se rezultati i këtij dymujori do të shkojë për “diskutim shumë të detajuar” në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Jashtme në dhjetor të këtij viti.
Më 13 tetor, grupit punues për vizat i Këshillit Europian mbajti një mbledhje ku u diskutua çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Diskutimet do të vazhdojnë më 9 nëntor, ndërsa deri atëherë, vendet anëtare do të zhvillojnë edhe konsultime ndërmjet vete.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)