Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/01/2023
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar, diaspora e Bashkimit Evropian, ka dërguar në Kosovë mbi 3 miliardë euro apo 5.5% më shumë se në vitin 2021.
Sipas të parit të BQK-së, vetëm nga Zvicra janë dërguar mbi 600 milionë franga.
Mehmeti shtoi se rritja ekonomike në vitin 2022 është deri në katër për qind.
Gjatë vitit 2022, ndryshimi i dinamikës globale, pasojat e luftës, u pasuan me rritje të inflacionit, ndryshim të politikës monetare, rritje të normave të interesit dhe ngadalësim të rritjes së tregtisë botërore.
Sipas vlerësimit të BQK-së, parashikimet janë që rritja ekonomike këtë vit të jetë tre deri në katër për qind.
Ngjashëm me parashikimet e FMN-së – tha Mehmeti. Mehmeti tha se inflacioni mesatar deri në nëntor 2022 ka arritur në 11.2 për qind, që është 3.4 për qind më i lartë krahasuar me vitin paraprak.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)