Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Victoria Beckham ka treguar se ishte ngacmuar shumë në shkollë dhe kishte luftuar për të bërë miq.
Dizajnerja e modës, 49 vjeçe, foli për fëmijërinë e saj për të shënuar ‘Javën Kundër Bullizmit’, ndërsa postoi disa foto në rrjetet sociale të dielën.
Ndërsa u hap për eksperiencën që përjetoi, ajo lavdëroi vajzën e saj ‘të fortë dhe të kujdesshme’.
Ajo ndan fëmijët: Brooklyn, 24 vjeç, Romeo, 21 vjeç, Cruz, 18 dhe Harper, 12 vjeçe me bashkëshortin e saj, David, 48 vjeç.
“Bëhu më e mira në klasë! Jam shumë krenare që kam rritur një vajzë të fortë dhe të kujdesshme”, shkroi Victoria në Instagram.
“Duke u rritur, jam bullizuar shumë në shkollë dhe shpesh i them Harperit se sa e rëndësishme është të jesh e sjellshme dhe ta mbrosh dikë që është ngacmuar ndonjëherë – veçanërisht nëse ka ndonjë vajzë tjetër të vogël vetëm në shesh lojërash, sepse kjo ishte dikur mamaja e saj”.
“Këtë Javë #AntiBullying është kaq e rëndësishme që të mos heshtësh nëse dikush është vetëm ose po ngacmohet”, tha mes tjerash ajo.
Ajo ndau gjithashtu një video të shkurtër nga një intervistë me Aleancën Anti-Bullying, ku zbuloi se e mësoi të bijën të jetë e sjellshme me të gjithë.
“E ka të lehtë të bëjë miq. Unë kurr nuk kam bërë”, tha mes tjerash Beckham. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)