Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshjen për futjen e një karikuesi të vetëm për telefonat celularë, tabletët dhe kamerat, të cilit prodhuesit e telefonave dhe tabletave do t’i përshtaten deri në vitin 2024.
Plani, i cili u prezantua vitin e kaluar, u miratua sot dhe sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian, do t’i kursejë konsumatorit rreth 250 milionë dollarë në vit.
Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton tha se konsumatorët evropianë do të jenë në gjendje të përdorin një karikues për të gjitha pajisjet elektronike portative.
Me këtë plan të miratuar nga Komisioni Evropian, kompanitë si Apple do të detyrohen të përshtatin pajisjet e tyre me të ashtuquajturat lidhëset USB-C, të cilat përdoren kryesisht nga pajisjet Android.
Negociatori i Parlamentit Evropian, Alex Saliba tha se Komisioni Evropian do të vendosë standarde për karikimin me valë në të ardhmen.
“Bashkimi Evropian nuk dëshiron të jetë në një situatë ku do të miratojë ligje për një treg që në thelb po shuhet”, tha Saliba.
Sipas njoftimeve të Parlamentit Evropian, po prezantohen karikues unik për celularët, tabletët, e-lexuesit, kufjet, kamerat dixhitale, konzolat e videolojërave dhe altoparlantët portativë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)