play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Veçoria e re në TikTok që ju lejon të krijoni Avatarin tuaj – ja si mund ta krijoni atë

today09/06/2022

Background
share close

Aplikacionet e medieve sociale e adhurojnë t’i kthejnë përdoruesit e tyre në personazhe të lezetshëm 3D. Snapchat e ka Bitmoj-in, iMessage e ka Memoj-in dhe tani TikTok i ka Avatarët.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, TikTok Avatars janë një veçori e re që ju lejon të zëvendësoni veten me një karakter 3D në çdo video tuajën. Veçoria vepron si një maskë, duke mbuluar fytyrën tuaj dhe duke i përshtatur të gjitha lëvizjet tuaja të fytyrës.

Së pari, sigurohuni që të keni përditësuar aplikacionin tuaj në TikTok, pavarësisht nëse jeni në një iPhone ose në një Android. Nëse nuk është përditësuar, nuk mund të shihni efektet më të fundit.

Hapi i parë, hapni TikTok-un dhe shtypni shenjën plus për të filluar krijimin e një videoje të re.

Hapi i dytë, prekni opsionin “Effects” në këndin e poshtëm majtas.

Hapi i tretë, në menynë që hapet, kërkoni për “Avatar” dhe zgjidhni TikTok Avatar kur të shfaqet. Mund ta gjeni gjithashtu në kategorinë në trend – ikona e saj duket si një grua me flokë shumëngjyrësh dhe një burrë me syze dielli të kuqe pranë njëri-tjetrit.

Hapi i katërt, pasi ta prekni, mbi meny do të shfaqet një shirit veglash që ju lejon të zgjidhni disa Avatarë paraprak. Nëse dëshironi ta dizajnoni tuajin, prekni butonin New në anën e majtë.

Hapi i pestë, do të hapet një meny më e madhe me të njëjtit Avatarë të paracktuar. Zgjidhni një nga paracktimet dhe do të hapni një menu që ju lejon të modifikoni atë Avatar si të dëshironi.

Hapi i gjashtë, kaloni nëpër veglat për të modifikuar Avatarin tuaj — mund të ndryshoni ngjyrën e lëkurës, flokët dhe më shumë.

Hapi i shtatë, pasi të keni mbaruar, shtypni butonin Done, në këndin e sipërm djathtas.

TikTok do të ruajë krijimin tuaj dhe hapni kamerën përsëri. Drejtojeni kamerën në fytyrën tuaj dhe Avatari do të shfaqet si një maskë mbi ju. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%