play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Vdiq astronauti që udhëhoqi misionin e parë drejt Hënës

today10/11/2023

Background
share close

Ish-astronauti i NASA-s, Frank Borman, i cili udhëhoqi misionin e parë hapësinor rreth Hënës në Apollo 8, ka vdekur.

Ai vdiq në Billings, Montana në moshën 95-vjeçare, tha agjencia, transmeton Telegrafi.

Borman dhe dy astronautë të tjerë ishin njerëzit e parë që kishin orbituar Hënën në kuadër të ekspeditës Apollo 8 në vitin 1968.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson e kujtoi Borman si “një nga më të mirët e NASA-s” dhe “një hero të vërtetë amerikan” të përkushtuar ndaj punës së tij.

“Dashuria e tij e përjetshme për aviacionin dhe eksplorimin u tejkalua vetëm nga dashuria për gruan e tij Susan”, tha ai.

“Frank e dinte eksplorimin e fuqisë që kishte në bashkimin e njerëzimit kur tha: ‘Eksplorimi është me të vërtetë thelbi i shpirtit njerëzor’”.

Apollo 8 ishte një mision themelor pasi ishte hera e parë që njerëzit u larguan nga orbita e Tokës për të shkuar në orbitën e Hënës. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%