play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Vazhdon fushata linçuese ndaj policëve serbë të Kosovës

today27/07/2023

Background
share close

Përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe institucioneve të Kosovës, po vazhdon fushata e linçimit ndaj policëve të rinj serbë që kanë nisur detyrën në fillim të kësaj jave.

Sërish janë publikuar fotografitë dhe emrat e pesë policëve të tjerë në rrjetin social rus, Telegram.

Në përshkrimin e fotografisë gjithashtu ka pasur edhe një përgjigje për reagimin ndërkombëtar ndaj kësaj fushate linçuese.

“Meqenëse të gjithë ambasadorët perëndimorë, përfshirë edhe kreun e EULEX-it, kanë reaguar sot për publikimin e 5 emrave të serbëve që kanë filluar të punojnë në të ashtuquajturën Policia e Kosovës, duke e quajtur ‘kërcënim’ që është absurd total dhe asnjëri prej tyre nuk reagon kur populli serb sulmohet, arrestohet, kidnapohet në Kosovë, po publikojmë edhe 5 emra të tjerë”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.

Gjatë ditës së mërkurë kanë reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti të cilët e kanë quajtur të papranueshme fushatën linçuese ndaj policëve serbë, ndërkohë që është kërkuar edhe reagimi i ndërkombëtarëve.

Për këtë kanë reaguar edhe ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier dhe ambasadori i Britanisë Nicholas Abbott të cilët kanë kërkuar që një fushatë e tillë të ndalet, duke potencuar se Policia e Kosovës duhet të ketë diversitet.

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, është shprehur i shqetësuar për raportimet se ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb ka nisur një fushatë linçuese nga përdorues serbë të rrjeteve sociale.

Ai e ka quajtur të papranueshëm çdo lloj kërcënimi apo frikësimi që bëhet.

Në fillim të kësaj jave e nisën punën 72 policë të rinj nga komunitetet joshumicë. Në Policinë e Kosovës bënë të ditur se 45 prej tyre janë nga komuniteti serb, 16 nga ai boshnjak, 8 nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe tre turq./KOHA/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%