Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi të martën se kanë rregulluar çështjen e sigurimit shëndetësor për secilin ushtar që shërben jashtë vendit.
Kjo tha se është bërë e mundur me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit.
Me miratimin e këtij ligji Mehaj bëri të ditur se gjithashtu kanë krijuar bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere.
“Mirëqenia dhe përgatitja profesionale e Ushtrisë të Republikës së Kosovës është objekti ynë. Si asnjëherë më parë ushtarakët tanë kanë marrë pjesë në qindra misione jashtë vendit, tani me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit kemi krijuar dhe bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere, e po ashtu kemi rregulluar dhe çështjen e sigurimit shëndetësor për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, si dhe përkujdesin ndaj familjes së tyre përgjatë misionit”, shkroi ai në Facebook.
Post comments (0)