play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Ukraina do të krijojë qendra të drithit në vendet e Afrikës Perëndimore

today12/01/2023

Background
share close

Qeveria e Ukrainës njoftoi se do të krijojë qendra drithi në vendet e Afrikës Perëndimore si Senegali dhe Nigeria për të lehtësuar logjistikën.

Sipas lajmit të gazetës nigeriane “The Will”, ministri i Politikës Bujqësore dhe Ushqimit i Ukrainës, Mykola Solskyi gjatë një takimi me homologun e tij nigerian në Abuja deklaroi se janë gati të krijojnë qendra të drithit në Afrikë.

Duke deklaruar se ranë dakord për të krijuar një qendër drithi në Senegal, Solskyi u shpreh se janë të kënaqur me gatishmërinë e Nigerisë për ta bërë këtë.

Ai tha se qendra që do të zhvillohet do të transportojë drithëra të cilësisë së lartë në Nigeri dhe se çmimet në vend do të ndikohen pozitivisht nga ky zhvillim, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

“Presidenti i Ukrainës e mbështet këtë ide dhe Ukraina synon të krijojë këto qendra në dy ose tre porte në Afrikën Perëndimore”, tha Solskyi.

Ministri ukrainas gjithashtu tha se 25 mijë tonë drithë do të mbërrijnë në Nigeri muajin e ardhshëm.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 25 shtete në Afrikë realizojnë më shumë se një të tretën e importeve të grurit nga Rusia dhe Ukraina çdo vit. Lufta mes dy vendeve ndikon drejtpërdrejt në rezervat dhe çmimet e ushqimeve në vendet afrikane.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%