Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/09/2023
UEFA do të vendosë sot për incidentet që ndodhën në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës.
Loja ishte ndërprerë për afro 50 minuta për shkak të thirrjeve të tifozëve rumunë “Serbia, Serbia” dhe për shkak të banerit me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Për këtë arsye, gazeta rumune “Fanatik” mëson se UEFA do të vendosë sot se çfarë dënimi do t’ia japë Federatës Rumune të Futbollit, përcjell “Gazeta Express”.
Rumania e fitoi 2:0 lojën me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
Rumunët mund të dënohen me dy ndeshje pa praninë e shikuesve, kundër Andorrës më 15 tetor dhe ndaj Zvicrës më 21 nëntor.
Gjithashtu, Federata Rumune mund të gjobitet edhe me para. /Gazeta Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)