play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Twitter paditet me 250 milionë dollarë nga një grup i 17 kompanive muzikore

today16/06/2023

Background
share close

Një grup prej 17 kompanive muzikore në SHBA ka paditur Twitterin, duke pretenduar se platforma ka mundësuar shkeljen e të drejtave të autorit që përfshinin afro 1,700 këngë.

Shoqata Kombëtare e Botuesve të Muzikës (NMPA) po kërkon më shumë se 250 milionë dollarë si dëmshpërblim, transmeton Telegrafi.

Në një padi të paraqitur në Gjykatën Federale të Qarkut në Nashville, NMPA pretendoi se Twitter “lejon dhe inkurajon shkeljen” për përfitim.

Shoqata thotë se situata nuk është përmirësuar që kur Elon Musk bleu kompaninë.

NMPA, që përfaqëson firmat – duke përfshirë Sony Music Publishing, BMG Rights Management dhe Universal Music Publishing Group – pretendoi se Twitter vazhdon të “mbledhë fitime të mëdha nga disponueshmëria e muzikës së palicencuar pa paguar tarifat e nevojshme të licencimit për të”.

Shoqata shtoi se shkeljet i kanë dhënë Twitterit një “përparësi të padrejtë” ndaj konkurrentëve – duke përfshirë TikTok-un, Facebook-un, Instagram-in, YouTube-n dhe Snapchat-in – të cilët paguajnë për licencat muzikore. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%