play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Tri ushqimet që pastrojnë mushkëritë

today28/01/2025

Background
share close

Mushkëritë luajnë një rol thelbësor në sistemin e frymëmarrjes.

Ato marrin oksigjenin dhe filtrojnë jashtë organizmit toksinat.

Ruajtja e shëndetit të mushkërive dhe funksioneve të tyre është thelbësore.

Mushkëritë e shëndetshme garantojnë që i gjithë organizmi të ushqehet siç duhet me oksigjen.

AgroWeb.org sugjeron që një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e mushkërive është që të konsumoni ushqime me aftësi pastruese.

Sigurisht që aktiviteti fizik, mospirja e duhanit dhe shmangia e ndotjes janë gjithashtu mënyra të mira për të garantuar shëndetin e mushkërive.

Ushqimet luajnë një rol kryesor për mirëqenien e këtij organi.

Barishtet, hudhra, agrumet, frutat e pyllit dhe xhenxhefili janë ndër ushqimet më të rekomandueshme për shëndetin e mushkërive.

Fistekët

Fistekët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e mushkërive.

Fistekët përmbajnë një lloj të veçantë të vitaminës E, e cila ofron mbrojtje ndaj disa formave të sëmundjeve të mushkërive.

Fistekët ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe të ngopin lehtë e pa kalori, të cilat janë përgjegjëse për shtimin në peshë.

Speci djegës

Speci djegës është një erëz shumë e fuqishme dhe mirëbërëse për organizmin.

Ai ofron me dhjetëra përfitime për shëndetin e njeriut.

Speci djegës ndihmon në shuarjen e kollës që irriton fytin në vazhdimësi.

Ekspertë thonë se speci djegës parandalon problemet me të ftohurën dhe gripin.

Kjo erëz shpërbën sekrecionet dhe rekomandohet për gjithkënd që vuan nga bronshiti apo problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Ushqimet e pasura me Omega-3

Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në pastrimin e mushkërive dhe efikasitetin e sistemit të frymëmarrjes.

Salmoni, sardelet, farat, arrorët dhe vezët janë shumë të pasur me acide yndyrore omega-3.

Këto ushqime kanë gjithashtu aftësinë të shmangin inflamacionin në organizëm dhe të përmirësojnë shëndetin mendor./agroweb

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%