Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today28/07/2022
Kosova, e përaqësuar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e nënshkroi në Kongresin Amerikan marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara, të përfaqësuara nga kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright.
Programi Kompakt i kësaj marrëveshjeje në vlerë 236.7 milionë dollarëshe, është vlerësuar lart nga krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
“Programi Kompakt do të përfshijë tri projekte: Rezerva dhe arbitrazh të energjisë prej 340 MWh, zhvillimin e fuqisë punëtore, me theks të veçantë në përfshirjen e grave në sektor të energjisë, si dhe projektin e Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim, i cili ka për qëllim të nxisë financimin e sektorit privat nga Korporata Financiare e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC) të Shteteve të Bashkuara në Kosovë”, njofton ZKM.
Kjo marrëveshje pritet të ratifikohet sot në Kuvendin e Kosovës.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)