Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sensacioni Arisa Trew ka shkruar histori për Australinë pasi fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris. 14-vjeçarja ka thyer rekordin 68-vjeçar në Paris të martën. Ajo fitoi të artën në gara me skejtbord, ndërsa bëhet fituesja më e re e Australisë që fiton medalje të artë, duke thyer rekordin e Sandra Morganit.
Legjenda e notit Morgan ishte 14 vjeç e gjashtë muaj kur fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Melbourne 1954”, ndërsa Trew aktualisht është 14 vjeç e tre muaj.
Ajo u rrëzua në lëshimin e parë, por u përgjigj me përfundim të jashtëzakonshëm që shënoi një rezultat të padiskutueshëm.
“Jam shumë e emocionuar. U rrëzova në lëshimin e parë dhe isha e mërzitur, por në fund ia dola”, ka thënë Trew pas garës.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)