play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Tre punonjës të Klinikës së Londrës hetohen për ‘shkeljen’ e të dhënave mjekësore të Kate Middleton

today21/03/2024

Background
share close

Tre punonjës të Klinikës së Londrës janë nën hetim për dyshimin se janë përpjekur të hyjnë në dosjet mjekësore të Princeshës së Uellsit.

Kate Middleton iu nënshtrua një operacioni të planifikuar abdominal në një spital privat në janar.

Por, tre punonjës tani po përballen me masa disiplinore pas një shkeljeje të mundshme të të dhënave të princeshës, raportoi ITV News.

Është e paqartë nëse të dhënat mjekësore të mbretit Charles janë prekur – ai mori trajtim në klinikë për një prostatë në fillim të këtij viti.

Shefi ekzekutiv i Klinikës së Londrës tha se ‘do të ndërmerren të gjithë hapat e duhur.

Al Russell tha: “Të gjithë në Klinikën e Londrës janë plotësisht të vetëdijshëm për detyrat tona individuale, profesionale, etike dhe ligjore në lidhje me konfidencialitetin e pacientit”.

“Ne krenohemi jashtëzakonisht shumë për kujdesin dhe maturinë e jashtëzakonshme që synojmë të ofrojmë për të gjithë pacientët tanë që besojnë tek ne çdo ditë”.

“Ne kemi sisteme të vendosura për të monitoruar menaxhimin e informacionit të pacientit dhe, në rast të ndonjë shkeljeje, do të ndërmerren të gjithë hapat e duhur hetimor, rregullator dhe disiplinor”, thuhet më tej.

“Nuk ka vend në spitalin tonë për ata që me qëllim shkelin besimin e ndonjë prej pacientëve apo kolegëve tanë”.

Kensington Palace dhe Kate janë vënë në dijeni të incidentit.

Klinika e Londrës në Marylebone është një spital privat elitar që ka trajtuar prej kohësh në mënyrë diskrete anëtarët mbretërorë, të famshëm dhe politikanë të lartë, përfshirë John F Kennedy.

Kështu që nuk ishte çudi që Princesha e Uellsit u regjistrua në objekt më 17 janar dhe kaloi 13 netë atje. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%