Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/06/2022
Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që për një periudhë të caktuar kohore të hiqet akciza për furnizimin me derivatet e naftës për sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë.
Nëse kjo nuk është e mundur, kanë kërkuar lirimin nga TVSH-ja të furnizimit me derivatet e naftës, deri në normalizimin e situatës së krijuar.
Siç thuhet në njoftimin për media, këto kërkesa janë bërë për shkak të rritjes drastike të çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë.
“Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve me autobusë ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme më datë 09 qershor 2022, ku është diskutuar për vështirësitë dhe pasojat e theksuara që po i bartin operatorët e këtij sektori nga gjendja e rënduar në vendin tonë”, thuhet në komunikatë.
“Tash e një kohë ky sektor është ballafaquar me vështirësi të shumta duke filluar nga pandemia Covid-19, për të vazhduar pastaj me problemet tjera përcjellëse nga mos përkrahja dhe mungesa e subvencioneve e deri më tani tek problemet e ngritjes drastike të çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë”.
“Si përfundim, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që për një periudhë të caktuar kohore të hiqet akciza për furnizimin me derivatet e naftës për sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë apo lirimin nga TVSH të furnizimit me derivatet e naftës, deri në normalizimin e situatës së krijuar”.
Më tej thuhet se miratimi i këtyre kërkesave do t’i ndihmonte kompanitë që janë në prag të falimentimit dhe njëkohësisht do të mbronte interesin publik të qytetarëve si masë parandaluese për rritjen e çmimit të biletave./Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)