Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Afati kalimtar i kësaj vere ka filluar me shumë bujë, me ekipet e mëdha që tashmë kanë filluar t’i bëjnë transferimet e para.
Kalimi i Erling Haaland te Manchester City dhe ai i Darwin Nunez të Liverpooli, janë aktualisht më të mëdhatë që janë realizuar, por në ditët në vijim mund të shikojmë edhe disa të befasueshme.
Të shumta mund të jenë lëvizjet e bujshme gjatë kësaj merkato verore, teksa ekipet e mëdha mund të përfitojnë dhe nga fakti që lojtarë të caktuar mbeten pa kontratë apo janë në vitin e fundit.
Një pjesë e lëvizjeve janë drejt finalizimit, ndërkohë që një pjesë e tyre janë thjeshtë ide për momentin në letër:
Raheem Sterling mund të kalojë nga Manchester City te Chelsea
Sadio Mane do të largohet nga Liverpool për të shkuar te Bayern Munchen
Robert Lewandowski (Bayern Munchen) kryeson listën e dëshirave të Barcelonës
Axel Witsel i Borussia Dortmund mund të jetë një transferim i mundshëm për Atletico Madridit
Frenkie De Jong (Barcelona) mund të kthehet nën urdhrat e Erik Ten Hag te Manchester United
Sebastien Haller, sulmuesi i Ajaxit, mbetet një objektiv i madh për Borussia Dortmund
Mbrojtësi i Sevillas Jules Kounde mund të transferohet te Barcelona nëse katalanasit arrijnë të mbledhin fonde
Renato Sanches i Lille është një objektiv i PSG-së, dhe që synon të mposhtë konkurrencën e Milanit
Manchester United po i bën më shumë sesa thjesht një mendim lojtarit të Milanit, Ismail Bennacer
Braziliani Raphinha i Leeds është një nga objektivat e Barcelonës për të përforcuar krahët e mesfushës. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)