play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Tha në shqip se ‘Kosova është Europë’, deputeti ukrainas javën tjetër vjen në Prishtinë

today17/10/2022

Background
share close

Deputeti nga Ukraina, Oleksiy Goncharenko i cili bëri bujë të madhe me fjalimin e tij në Këshillin e Evropës ku bëri thirrje për njohje të Kosovës, javën tjetër do të jetë për vizitë në Prishtinë.

Goncharenko do të arrij në Kosovë më 27 tetor, ku do t’u drejtohet deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës me një fjalim në Kuvend.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë deputeti ukrainas.

“Po më 27 tetor do të jem në Kosovë ku do të flas në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu planifikoj të kem një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti”, u shpreh Goncharenko.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe deputeti Haki Abazi. “Po është e vërtetë që e kam ftuar për vizitë”, ka thënë shkurt Abazi.

Ditë më parë në një intervistë për Telegrafin, deputeti ukrainas tha se shpreson që Kosova vitin e ardhshëm të pranohet si anëtare në Këshillin e Evropës.

“Po, mendoj që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është afër, dhe shpresoj vitin tjetër do të jetë e mundur që Kosova të pranohet dhe të bëhet pjesë e këtij Këshilli dhe unë do ta mbështes këtë”, u shpreh Goncharenko.

Në fjalimin e së martës në Këshill të Evropës, Goncharenko, u shpreh se Kosova duhet të njihet nga 12 vendet e Këshillit të Evropës që ende s’e kanë njohur.

“Po ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend (Kosovën) si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë”, tha ai, derisa në gjuhën shqipe tha “Kosova është Evropë”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%