play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Tërmet në Kosovë

today11/07/2022

Background
share close

Një tërmet ka goditur Kosovën sot në orët e hershme të mëngjesit.

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka konfirmuar për Telegrafin se tërmeti me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter ka ndodhur rreth orës 02:51.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 11/07/2022 në ora 02:51 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.  Thellësia hipoqendrore ishte 5 km”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se epiqendra e këtij tërmeti ishte në Mitrovicë dhe Istog.

“Epiqendra e këtij tërmeti ishte ( Lokacioni 42.84 N ; 20.61 E), 11 km në Verilindje VL të Istogut, 18 km në Veriperëndim VP të Skenderajt, 22 km në Perëndim – jugperëndim PJP të Mitrovicës dhe 2 km në Veri të fshatit Uqë”, ka thënë Mustafa.

Për tërmetin ka raportuar edhe faqja evropiane EMSC.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%