play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Tërhiqet kandidati i vetëm serb për kryetar në Mitrovicë të Veriut

today05/12/2022

Background
share close

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës, kandidati i vetëm serb në këto zgjedhje është tërhequr nga gara.

Aleksandar Arsenijeviq i cili ishte kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut, është tërhequr nga gara, tri ditë më parë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja për tërheqjen e subjekteve politike, kemi pranuar njoftimin për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Srpski Opstanak”, Aleksandar Arsenijeviq, nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut”, ka thënë Elezi.

Elezi ka shtuar se në arsyetimin me shkrim që kanë pranuar, ai ka tërhequr kandidaturën e tij me vullnet të lirë.

Kujtojmë se KQZ më 28 nëntor 2022, mori vendim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Në këto zgjedhje do të garojnë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës me nga 4 kandidatë, ndërsa pjesë e procesit zgjedhor janë edhe subjektet tjera politike.

Zgjedhjet në komunat e veriut do të mbahen më 18 dhjetor.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit.

Këtë vendim lista Srpska e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Ky i fundit u suspendua pasi refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%