play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Tërhiqet 25% e Policisë nga objektet komunale në veri

today13/07/2023

Background
share close

25 përqind e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë tërhequr  nga pjesa rreth objekteve komunale në komunat në veri.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë atje, Veton Elshani.

“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot”, tregoi Elshani.

Policia e Kosovës ka qenë e vendosur përreth objekteve të komunave tash e më shumë se një muaj pas tensioneve që shpërthyen tek serbët, si pasojë e kundërshtisë që kryetarët shqiptarë në komunat veriore të vendosen në objekt komunale.

Tërheqja e policisë është bërë pas dakordimit të Qeverisë së Kosovës me BE-në, ku Kosova është pajtuar që të tërheqë 25 përqind të pranisë së policisë në objektet komunale dhe që zgjedhjet e reja të parakohshme të mbahen pas verës.

Kryeministri Kurti ka thënë dje  se dakordimi i Bratisllavës “do të ndikojë shumë në përforcimin e fokusit dhe të vendosjes së barazisë midis palëve që ndihmon në zbatimin e marrëveshjes”.

“Synimi i takimit ishte që të krijohen parakushte për fokus në zbatimin e plotë dhe të pakushte të marrëveshjes bazike. Është fjala për marrëveshjen bazike të arritur në Bruksel më 27 shkurt dhe aneksin e saj të dakorduar në Ohër më 18 mars të këtij viti e që përbën pjesë integrale të marrëveshjes. Në këtë kontekst zëvendëskryeministri Bislimi ka arritur një dakordim me emisarin e BE-së, Lajçak për këto pika.

“Unë kam nënvizuar në vazhdimësi se për suksesin e zbatimit të marrëveshjes bazike, së pari të dy palët duhet ta pranojnë publikisht se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme, gjë që nuk ka ndodhur ende nga pala serbe. Së dyti që marrëveshja duhet të zbatohet në plotni, gjë që me gjasë ende nuk është e qartë për njërën nga palët, së treti që zbatimi i neneve të marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet dhe së katërti që të dyja palët duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të BE-së”, tha Kurti. /Reporteri.net/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%