Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka hedhur kutinë e votimit që u vendos para foltores në Kuvendin e Kosovës, të cilën deputeti i LVV-së, Salih Zyba u mundua t’ia hiqte nga duart.
Deputeti i LVV-së, Salih Syba ndërhyu, gjë që solli një përplasje verbale mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Kutia u soll aty si përgatitje për të votuar për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetues.
Para pauzës, opozita nisi veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme, pasi u refuzua që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimor parlamentar për rrymën.
Ata bënë zhurmë duke goditur me shishe tavolinat e Kuvendit dhe foltoren./GazetaExpress/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)