play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Të premten seanca e Kuvendit, në rend dite Ligji i pagave dhe ai për zyrtarët publikë

today06/12/2022

Background
share close

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sot tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, diskutuan për senacën e re, e cila do të mbahet të premten.

Tahiri u shpreh se në seancën e së premtes do të jenë shumë pika, ndër to, Ligji i pagave dhe Ligji për zyrtarët publikë.

“Seanca është caktu për të premten, për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kjo është ndër seancat më me rëndësi për shkak se në trajtim vjen ligji i shumëkërkuar, Ligji i Pagave, i cili fatkeqësisht e ka emrin Ligji i Pagave, po nuk dihet se është rroga e një zyrtari publik, për shkak se nuk ka as koeficient e nuk ka as vlerë as koeficient. Po ashtu, në këtë seancë do të vjen edhe Ligji për Zyrtarët Publikë, që për mua personalisht, ai ligj nuk është Ligji për Zyrtarët Publikë, por është ligji për kapjen e zyrtarëve publikë, për shkak se interferohet drejtpërdrejt në kundërshtim me Bashkimin Evropian dhe sigmën në sistemin e meritokracisë, pra dora politike, po zgjatet shumë në kapje të zyrtarëve publikë. Po ashtu, janë edhe disa ligje tjera që janë në plotni, në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese”, tha Tahiri.

Ai e pati një kërkesë për Qeverinë, që të kthehet në fokus te jeta e qytetarëve.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%