play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Të premten edhe një “testim” në kuadër të unazës së brendshme në Prishtinë

today20/09/2023

Background
share close

Të premten për dy orë rrugët kryesore të Prishtinës do të jenë pa makina. Drejtori i Shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, në emisionin “Sot” në KTV, ka thënë se kjo bëhet në kuadër të Javës evropiane të mobilitetit, që përmbyllet me Ditën pa makina në kryeqytet.

“Prej orës 11:00 deri në orën 13:00 do të jemi pa makina në rrugët kryesore, rrugën ‘Agim Ramdani’, ‘UÇK’, ‘Eqrem Qabej’, ‘Luan Haradinaj’, pra unaza kryesore e kryeqytetit do të jetë pa makina prej orës 11:00 deri në 13:00”, është shprehur Musliu.

Ai ka thënë se do të jenë 150 biçikleta dhe 60 trotinete elektrike që do të jepen pa pagesë për përdorim të qytetarëve më qellim që të promovojnë alternativa të tjera të mobilitetit.

Kur është pyetur nëse ky është edhe një testim për unazën e brendshme njëkahore, ai ka thënë se kjo ndërlidhet me testimet e unazës së brendshme, që sipas tij në të ardhmen parashihet të jetë njëkahore.

“Unaza për të cilën ne po flasim tash është unaza për të cilën edhe në të kaluarën kemi bërë testime, kemi bërë testime që të jetë një unazë njëkahore, unaza qendrore të jetë njëkahore, për faktin që vetëm si e tillë, mund t’i implementojnë alterantivat e tjera të mobilitetit për shkak se në formatin që ekziston tani kjo është e pamundur, prandaj mendohet që në të ardhmen unaza e brendshme të jetë njëkahore me një shteg të dedikuar për autobusë, pjesën e këmbësorevë më mirë të organizuar dhe shtegun e biçikletave, andaj po kjo ndërlidhet edhe me vizionin aspo projektin e së ardhmes që ka të bëjë me mobilitetin, e keni parë që çdo testim bëhet brenda unazës së brendshme”, ka theksuar Musliu.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%