Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të premten Llogaritë Qeveritare të Kosovës për periudhën 2015-2022.
Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Sipas publikimit, gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme për vitin 2022 ishin 2 622.4 milion euro.
“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71 për qind të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura 15 për qind; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, njofton ASK-ja.
Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme ishin 2 623.8 milion euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet (25 për qind); kompensimi i punëtorëve (24 për qind); subvencionet (15 për qind); konsumi i ndërmjetëm (14 për qind); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.
Ky publikim thuhet se është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010). /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)