Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të radhës sot.
Këto janë vendimet e marra sot:
1. Miratuar Projektligjin për Gjendjen Civile. Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë dhe rregullojë sistemin për regjistrimin dhe evidentimin e akteve dhe përbërësve të gjendjes civile. Me këtë projektligj do të avancohet sistemi i gjendjes civile, regjistrimi dhe konstatimi i fakteve juridike, si dhe lëshimi i dokumenteve.
2. Miratuar Projektligjin për Letërnjoftimin. Çështja kryesore e trajtuar në këtë Projektligj është plotësimi i zbrazëtirave juridike të Ligjit aktual në fuqi për Letërnjoftimin. Me të do të rregullohet procedura për lëshimin e letërnjoftimit, organi kompetent, por edhe kushtet për përdorimin e letërnjoftimit e detyrimet e shtetasve tanë në raport me ligjin.
4. Miratuar Projektligjin për Regjistrin e Pronarëve Përfitues, i cili ka për qëllim publikimin e informacionit mbi përfituesit e fundit të një shoqërie tregtare, duke qenë kësisoj mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit e shpëlarjes së parave. Mbi të gjitha, ai do të tregojë saktë se kush përfiton nga paraja publike e ndarë me prokurim publik, dhe kështu do të rritë transparencën e llogaridhënien ndaj qytetarit.
5. Miratuar Projektligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, përmes të cilit ndër të tjerash përcaktohen rregullat dhe kushtet sipas të cilave Qeveria ose një Komunë bënë shpronësimin e të drejtave pronësore ose të drejtave tjera në pronën e paluajtshme për realizimin e interesit publik.
6. Miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes per Sigurimet Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës. Kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve, njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve. Marrëveshja adreson çështjen e pensioneve të moshës, verifikimin e asistencës sociale, shkëmbimin e informacionit dhe ndihmën e ndërsjellë.
7. Aprovuar Rregulloren për Funksionimin dhe Punën e Qendrës për Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitim të Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore në Nivel të Mesëm dhe të Lartë të Rrezikshmërisë, me të cilën rregullohet procedura e tërësishme që nga momenti i pranimit të viktimës, e deri te largimi nga Qendra, sikurse edhe ofrimi i ndihmës mjekësore, juridike dhe psikologjike.
8. Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 47,356.00 Euro për mbështetje financiare të Global Comunity Engagement and Resilience Fund (GCERF), pagesë për zotimin si kontribut i njëhershëm për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm global.
9. Miratuar vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë- Zahaq, Segmenti Kijevë –Dollc.
10. Miratuar vendimin preliminar për shpronësimin për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi dhe Investimi në ‘’Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana”.
11. Miratuar vendimin preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë) segmenti Struzhë-Kyçja me Autoudhën ‘Ibrahim Rugova” në Prizren-Jug.
12. Aprovuar Koncept-dokumentin në Fushën e Hekurudhave. Përmes këtij Koncept Dokumenti synohet modernizimi i rrjetit hekurudhor dhe integrimi në Rrjetin Trans-Evropian të transportit hekurudhor, rritja e cilësisë së shërbimeve, qasja në to, transport më i sigurt, mjedis më i pastër, dhe rritje e sigurisë sipas standardeve të BE-së. Koncept dokumenti rekomandon plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për hekurudhat e Kosovës dhe hartimi i Ligjit të ri për siguri në hekurudha.
13. Plotësuar dhe ndryshuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit Nr. 02/30 të datës 12 maj 2020, të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
14. Plotësuar dhe ndryshuar vendimi për plotësim-ndryshimin e vendimit Nr. 28/ 99 të datës 30 shtator 2022 dhe vendimit Nr. 10/156 të datës 23 gusht 2023 të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me këtë rast regjistrimi i popullsisë të shtyhet për fillimin e muajit prill, për të zbatuar parimet e EUROSTAT-it dhe për t’i dhënë rast menaxhmentit të ri të tregoj efikasitet në kryerjen e përgjegjësive.
15. Miratuar vendimin për shpërndarjen e kursimeve të ndarjeve buxhetore për vitin 2023 në vlerë prej 71 milionë euro;
16. Ndarë një (1) milion euro për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive në katër komunat veriore;
17. Ndarë pesë (5) milionë euro me qëllim zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike dhe për zbatimin e Masës 1, të planit me Bashkimin Evropian për Pakon e Energjisë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)