play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Të enjten mbahet ekspozita e Burim Myftiut, “Shenjtorët e rëndomtë”

today08/05/2024

Background
share close

Nesër (e enjte) do të mbahet ekspozita e fotografit të njohur shqiptar, Burim Myftiu.

“Shenjtorët e rëndomtë/Ordinary Saints” pritet të shfaqet në “Hani i 2 Robertëve” – kafiterinë dhe galerinë e artit në Prishtinë.

Me fillim nga ora 19:00, mund të ndiqni ngjarjen e rëndësishme për dashamirësit e artit dhe kulturës në vend.

Njoftimin Myftiu e ka bërë edhe në rrjete sociale, me anë të një postimi ku shkruan:

“MADONA E MILANOS

Ishte vjeshtë e hershme, një nga mbrëmjet me shi. Po udhëtoja me tramvajin numër 23 nga Duomo për në hotelin tim. Në një çast shiu filloi të bie me rrebesh. Në çdo stacion ca zbrisnin dhe të tjerët hipnin. Prej që ishte përplot, udhëtarët qëndronin edhe në kembë. Unë isha i ulur dhe mbaja kokën kërrusur i thelluar në mendime dhe duke numëruar ditët e mbetura në Milano, në këtë qytet mahnitës dhe përplot çudira. Në një çast e ngrita shikimin lartë. Një nënë e re, me një vajzë të vogël qëndronin përpara meje. Ishin kthyer me shpinë. Ajo me një dorë e mbante vajzën dhe me dorën tjetër mbahej vetë. E kishte të veshur një nga ato palltot e errëta me kapelë. Në një çast ajo u kthye nga unë. Nga skajet e kapelës pikonin dromcat e shiut. Një pamje si e murgeshave, pamje si nga ikonat mesjetare, e çuditshme dhe anakronike, por edhe një fytyrë ëngjëllore, dhe shumë misterioze për një nënë të re. Brenda në tramvaj filloi të bëhej nxehtë. Në një nga ndaljet e tramvajit ajo u kthye dhe e çkopsiti pallton. Unë u befasova nga pamja. Përfundi palltos, në gjirin e nënës ishte duke fjetur një foshnjë. Nga drita e dobët mezi dukej vetëm gjysma e fytyrës së foshnjes dhe doçka e vocër. Unë mbeta i shtangur. Nuk i besoja dot syve. I ngrirë me pamjen, me njëmijë pyetje të heshtura në mendjen time konfuze: “Ç’është kjo? Çfarë po ndodh? Nëna me foshnjen e vogël, tramvaj, natë, shi, veshja, pamja, qetësia e saj…!
Prej nga erdhën?!

Ku po shkojnë?!

Nëna me foshnje në natë me shi! Një pamje ikonike, biblike, dhe aq hyjnore, njëjtë sikurse edhe mijëra vite më parë, ai motiv i njëjtë nga pëlhurat e Mikelangjelo, Rafaelo, Karavagjo…
Jo…nuk kisha përgjigje! Isha magjepsur me pamjen! Pas një çasti fillova të mendoj më qetë. Më duhet të përjetësoj këtë çast. Kjo ndodh njëherë në jetën e njeriut ose edhe asnjëherë nuk ndodh. Kamerën e kisha në xhep. Por si t’ja bëj? Si t’ja bëj unë tani? Më zuri paniku, sikurse do fotografoja herën e parë në jetë! Në mes të kësaj dileme tramvaji u ndal. Ajo me engjëjt e saj të vegjël zbritën dhe u tretën mes turmës dhe errësirës. Shikimi më mbeti në dritare. Akoma isha i hutuar dhe nuk mund të besoja. Ajo pamje nuk mund të përshkruhej me fjalë. Pas ca minuta zbrita edhe unë për të pritur tramvajin e ardhshëm, për të vazhduar udhëtimin. Shiu ishte ndalur. Tramvaji numër 9 arriti me vonesë. Ishte një nga ato tramvaje të vjetra, që akoma ishin në qarkullim. Unë kërceva brenda dhe u ula. Ndriçimi ishte shumë i dobët. I mbështetur në gjunjë, i thelluar në mendime dhe duke akuzuar vehten se si nuk arrita të përjetësoj atë moment dhe pamje të jetës. Kur e ngrita kokën, nuk mund të besoja syve. Nëna me foshnjën dhe vajzën e vogël ishin të ulur përballë!

E pamundur!

E pabesueshme!

Nuk mund të jetë!

Isha aq i shqetësuar saqë fillova të rrënqethem! Por në të njëjtën kohë ndieja edhe një gëzim. Nuk mund të pritja më! Me zë të ulët dhe me respekt e me mirësjellje u drejtova: “Më falni zonjë! Ju,…foshnja,…vajza juaj e vogël,…familja juaj,… është një mrekulli, është diçka shumë e bukur… ëëë,… unë…jam fotograf dhe kjo është jeta ime, ëëë…dhe nëse më lejoni ju lutem, të bëj një fotografi…ëëë? Ajo vetëm e tundi kokën në shenjë aprovimi dhe sikurse edhe ajo vetë dinte se çfarë po ndodh dhe sikurse edhe vet e priste dhe ishte e pregaditur për këtë çast! Brenda sekondash bëra disa fotografi dhe duke u falenderuar me dy pëllëmbë të bashkuara si njerëzit e lindjes, zbrita. Ecja në kahje të hotelit duke mos patur përgjigje në ato njëmijë pyetje në mendjen time! Nëpër mendje më kalonin me dhjtra Madona nga librat, katedralet, galerite, muzeumet.
Madona?

Madona!

Si është e mundur?!

Si mund t’i ndodh kjo një njeriu aq pak religjioz si unë?

“Deja Vu”, sikurse edhe mijëra vite më parë, “Madona”,

…këtë herë në tramvaj!”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%