Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Të dielën e fundit të marsit, qytetarët do të kalojnë nga ora dimërore në atë verore, duke zhvendosur akrepat e orës 60 minuta përpara.
Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur ora kalon në 03:00. Me këtë ndryshim, qytetarët do të humbasin një orë gjumë, por në të njëjtën kohë do të përfitojnë më shumë dritë natyrale gjatë ditës.
Shumica e pajisjeve teknologjike, si telefonat dhe kompjuterët, e bëjnë këtë ndryshim automatikisht, ndërsa orët manuale duhet të rregullohen nga përdoruesit.
Ndryshimi i orës është një praktikë që ndodh dy herë në vit: në të dielën e fundit të marsit, kur ora shkon përpara, dhe në javën e fundit të tetorit, kur kthehet sërish prapa.
Në Evropë, ky sistem nisi të zbatohej më gjerësisht që nga viti 1974, me qëllim shfrytëzimin maksimal të dritës së diellit dhe kursimin e energjisë elektrike./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)