play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Taylor Swift shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar e vitit 2022 në Spotify

today30/11/2022

Background
share close

Taylor Swift është shpallur si artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar në Spotify për vitin 2022, ndërsa Harry Styles kishte këngën më të dëgjuar.

Ka pak muaj që ka publikuar albumin “Midnights”, por ky e ka bërë që të arrijë mbi 805 milionë dëgjime në Mbretërinë e Bashkuar.

Publikimi i këtij albumi u shoqërua me një fushatë globale që pa tabelat e Spotify të shfaqeshin në mbarë botën, ndërkohë që kanë marrë vëmendje tekstet ngacmuese në të cilat ka përfshirë shumëçka.

Taylorit i bashkohen edhe artistë të tjerë më të dëgjuar si: Ed Sheeran, Harry, Dave, Arctic Monkeys dhe D-Block Europe, të cilët u zbuluan si pjesë e njoftimit të Spotify’s Wrapped.

“As It Was” e Harryt është kënga më dëgjuar gjatë vitit, duke arritur shifrën e 97 milionë transmetimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Me të në pesëshen e parë janë “Heat Waves e Glass Animals”, “Dave’s Starlight”, “Running Up That Hill” e Kate Bush dhe “Seventeen Going Under” e Sam Fender.

Harry pati sukses të mëtejshëm në vitin 2022 pasi ai gjithashtu pati albumin më të mirë në Spotify.

Me Ed Sheeran ishte albumi i dytë më i dëgjuar i ndjekur nga “Encanto” e Lin Manuel-Miranda, “Sour” e Olivia Rodrigo dhe “Midnights” e Taylor.

Për të tretin vit radhazi, reperi porto-rikan Bad Bunny zuri vendin e parë për artistin më të transmetuar në mbarë botën, me më shumë se 18 miliardë transmetime këtë vit.

Muajin e kaluar, Taylor u bë artistja e parë në historinë e muzikës që fitoi të gjithë Top 10 të listës së këngëve të “Billboard Hot 100”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%