Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë ngritjes së pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto.
Për këtë ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri duke thënë se paga minimale duhet të jetë 370 euro neto që nënkupton 400 euro bruto.
Vendimin e sotëm të Qeverisë ai e quan pazotësi për t’iu përgjigjur gjendjes së rëndë në vend.
“Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto. Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me ju përgjigj gjendjes së rendë në vend. Në fakt, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat”, ka shkruar Tahiri.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)