play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Tahiri i AAK-së u kërkon deputetëve të VV-së ta votojnë nesër Ligjin për Trustin

today21/06/2022

Background
share close

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve të mazhorancës në Kuvend që të votojnë nesër në lexim të parë Ligjin për Trustin.

Tahiri ka shkruar se me miratimin e Trustit, do të zbuste vështirësitë e njerëzve në këtë kohë krize raporton Gazeta Express.

“Situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë! Çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është më se minimale. Kuvendi i Kosovës, në veçanti shumica parlamentare, e ka në dorë që nesër ta miratojë në lexim të parë Ligjin për Trustin, ligj ky i cili, sado pak do të zbuste vështirësitë për njerëzit në nevojë, kontributdhënësit në një situatë krize. Mos të filozofojmë shumë, por të veprohet me votën pro. Shpresoj që vota e mazhorancës, do të jetë pro këtij ligji”, ka shkruar ai.

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%