play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Super-jahti i Jeff Bezos mbërrin në Durrës, furnizohet me 170 mijë litra karburant

today01/09/2023

Background
share close

Jahti “Koru” i themeluesit të kompanisë “Amazon” Jeff Bezos ka mbërritur në Durrës.

Ndërsa çmimi i naftës në treg njeh rritje të vazhdueshme, jahtet turistike vijojnë ta shohin Shqipërinë si stacionin më të preferuar në rajon për furnizimin me karburant, raporton Top Channel. Superjahti ka kërkuar të ndalojë në portin më të madh shqiptar për t’u furnizuar me 170 mijë litra karburant, para se të rinisë lundrimin drejt Italisë.

Me një vlerë prej 500 milionë dollarësh dhe prodhim i vitit 2023, ai është jahti i dytë më i madh me vela në botë dhe jahti më i gjatë i ndërtuar në Holandë me një gjatësi prej 127 metrash.

Jahti u dorëzua në Mallorca në prill të këtij viti dhe përdor energjinë kinetike të gjeneruar nga velat, por si shumica e jahteve me vela, ai përdor dhe fuqinë motorike.

Furnizimi me naftë me procedurë tranzit i sjell shtetit shqiptar në këtë rast nëpërmjet taksës së luksit të vendosur së fundmi 6,8 milion lekë. Aktualisht, jahtet e marrin me 1,1 euro litrin e naftës, plus taksat.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare në Durrës, numri i mjeteve lundruese turistike që kanë hyrë në portet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit për periudhën: 1.01.2023- 31.08.2023 është 44 kroçiera dhe 1798 jahte deri më 31 gusht.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%