play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Suedia heq embargon e armëve ndaj Turqisë

today30/09/2022

Background
share close

Agjencia Shtetërore e Suedisë për Kontrollin e Eksportit të Armëve (ISP) njoftoi se ka hequr embargon për eksportin e armëve ndaj Turqisë.

Në një deklaratë nga ISP thuhet se vendimi për të lejuar sërish eksportin për shtetin turk është marrë për shkak të aplikimit të Suedisë në NATO, anëtare e së cilës është edhe Turqia.

Po ashtu vihet në dukje se ky vendim krahas armëve dhe pajisjeve ushtarake vlen edhe për produktet në fushën e elektronikës dhe teknologjisë, raporton aa.

Kreu i ISP, Karl Evertsson më 29 maj dha deklaratë në gazetën “Expressen” lidhur me negociatat e zhvilluara me autoritetet turke për çështjen e aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO.

“Turqia aktualisht nuk ka nevojë për armët tona. Nuk blejnë armë nga ne. Praktikat që vijnë nga Komisioni i Mbrojtjes i vlerësojmë sipas situatës. Mund t’i shesim armë në kushtet e sotme”, kishte thënë Evertsson duke sqaruar se kryejnë eksportin e armëve në kushtet që kërkon Komisioni suedez i Mbrojtjes.

Në pyetjen se si kanë kaluar në duart e organizatës terroriste PKK armët anti-tank AT-4 të prodhimit suedez, Evertsson tha se “Ne këto armë nuk ua eksportojmë organizatave. Kjo mund të shkaktohet për shkak të mos kushtimit të vëmendjes nga ana jonë për të mos lejuar dërgimin e tyre në vendet e treta dhe për arsyen që armët në fjalë prodhohen edhe nën licencën e SHBA-së”.

ISP më 15 tetor 2019 kishte ndaluar shitjen e armëve për Turqisë ndërsa sipas lajmit të radios shtetërore SR, që pas kësaj date 3 kompanive private suedeze për prodhimin e armëve iu refuzua kërkesa për t’i shitur armë Turqisë. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%