Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/07/2022
Vlerësimi aktual i prevalencës së sëmundjes Alzheimer në Shtetet e Bashkuara i kalon gjashtë milionë njerëz.
Ndërsa disa prova sugjerojnë se incidenca e demencës mund të jetë në rënie për shkak të përmirësimeve në shëndetin mesatar kardiovaskular, numri i individëve të prekur po rritet për shkak të plakjes së popullsisë.
Një gamë e larmishme mikroorganizmash dhe sëmundjesh infektive janë shoqëruar me një rrezik në rritje dhe/ose shkallë të rënies njohëse, veçanërisht në mesin e të moshuarve, duke përfshirë infeksionet respiratore të influencës, pneumoninë, infeksionet herpestike, periodontitin kronik, infeksionet e traktit urinar, infeksionet gastrointestinale, sepsë, dhe së fundmi COVID-19.
Në përputhje me këtë hipotezë, studimet kanë gjetur një rrezik të zvogëluar të demencës të lidhur me ekspozimin paraprak ndaj vaksinimeve të ndryshme të moshës madhore.
“Forca e këtij efekti mbrojtës u rrit me numrin e viteve që një person mori një vaksinë vjetore të gripit – me fjalë të tjera, shkalla e zhvillimit të Alzheimerit ishte më e ulëta në mesin e atyre që vazhdimisht merrnin vaksinën e gripit çdo vit”.
Rezultatet nënvizojnë efektin e fortë mbrojtës të vaksinës së gripit kundër sëmundjes Alzheimer. Megjithatë, mekanizmat themelorë pas këtij procesi kërkojnë studim të mëtejshëm. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)