Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dielli është një nga burimet më të mira të vitaminës D duke i dhuruar kështu një sërë të mirash shëndetit.
Megjithatë shumë diell bën dëm dhe këtë mund ta keni dëgjuar shpesh për shkak të rrezeve UVA dhe UVB.
Kafja është një ndër pijet më të pasura me kafeinë dhe në këtë rast mund të përdoret si një medikament i mirfilltë sipas ekspertëve. Studimi i sapo publikuar nga ekspertët e Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali në bashkëpunim me Universitetin Tor Vergata dhe Institutit të Dermologjisë në Romë, tregon për lidhjen e fortë që kafeina dhe tumore si melanoma kanë.
Kafeina mbron jo vetëm lëkurën e ekspozuar në diell nga plakja, por edhe nga dëmet afatgjata siç janë efektet direkte në AND. Ky studim tregon për rolin e rëndësishëm që kafeina ka ndaj mbrojtjes nga dielli, por edhe në forcimin e sistemit mbrojtës.
Sipas ekspertëve, efekti i kafeinës është i drejtpërdrejtë vetëm tek qelizat e dëmshme të cilat shkaktojnë tumore si melanomat.
Një nga pijet më të pasura me kafeinë është kafja, por rezultatet e këtij studimi nuk tregojnë se duhet të konsumoni më shumë kafe.
Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për sasi shumë të mëdha kafeine të cilat nuk mund t’i merrni vetë nga pijet.
Prandaj nuk këshillohet që ta shikoni shtimin e kafeinës si një mënyrë pë rtë mbajtur larg tumoret e lëkurës, pasi mund të përjetoni efekte të tjera anësore nga përdirmi i mad hi kafeinës.Studiuesit nuk kanë dhënë një sasi apo numër filxhanësh të cilët ndihmojnë në këtë çështje, pasi terapi të tilla kërkojnë mbikqyrje mjekësore.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)