play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Stresi, shqetësimet, zemërimi e mërzia – si qëndrojnë gratë e Kosovës në Indeksin global të shëndetit

today08/05/2024

Background
share close

Hologic, një kompani e teknologjisë mjekësore e specializuar në shëndetin e grave ka publikuar Indeksin global të shëndetit te gratë ku përfshihen disa komponentë, shëndeti individual, shëndeti emocional, kujdesi (shëndeti) parandalues, nevojat bazike dhe opinionet rreth shëndetit dhe sigurisë.

Në raport thuhet se ky indeks ofron një pasqyrë globale dhe gjithëpërfshirëse të këtyre pesë dimensioneve, në mënyrë që shtetet të veprojnë shpejt për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë e grave në mbarë botën.

Sondazhi përfshin më shumë se 147,000 pjesëmarrës nga 143 vende, ndërkaq këtu përfshihet edhe Kosova.

Rezultatet e Indeksit janë nga 0 (më e keqja) në 100 (më e mira).

Po ku renditet Kosova?

Kosova renditet poshtë, në vendin e 35, me 60 pikë në përgjithësi.

Në kujdesin preventiv Kosova është poshtë në raport, me 20 pikë, në shëndetin emocional 80 pikë, opinionet e shëndetit dhe sigurisë me 67, nevojat bazike 85 dhe shëndeti individual me 72.

Sa i përket shëndetit emocional të anketuarat në Kosovë janë pyetur lidhur me stresin, shqetësimet, zemërimin dhe mërzitjen.

Sipas Indeksit, 32 për qind e grave të anketuara kanë përjetuar stres, 23 për qind shqetësime, 17 për qind zemërim dhe 9 për qind mërzi.

Po ashtu, statistikat janë dhënë edhe për kujdesin preventiv, nevojat bazike, shëndetin individual, opinionet e shëndetit dhe sigurisë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%