play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Stoltenberg në konferencë me Vuçiq: Do të dërgojmë forca dhe do të intervenojmë aty ku nevojitet

today17/08/2022

Background
share close

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për situatën e tensionuar në veri më 31 korrik, ka thënë se KFOR-i në Kosovë ka rol neutral por janë në gjendje të dërgojnë forca shtesë dhe të intervenojnë aty ku nevojitet.

Stoltenberg në një konferencë të përbashkët me presidentin serb Vuçiq është shprehur se qëllimi i KFOR-it është të ulin tensionet, raporton Gazeta Express.

“Nëse ka nevojë ne do të dërgojmë forca shtesë dhe do të intervenojmë aty ku nevojitet dhe do të veprojmë në mënyrë proporcionale. Qëllimi ynë është të ulim tensionet. Roli i NATO-s në Kosovë është i bazuar në mandatin e OKB-së, që do të thotë se roli ynë është neutral dhe angazhohemi për sigurinë e të gjithë komuniteteve. Ne përkrahim dialogun politik të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne nuk do të përfshihemi dhe do të mbajmë rolin neutral”, tha Stoltenberg.

I pyetur nëse ushtria serbe ka kaluar vijën administrative të kufirit me Kosovën, Vuçiq tha se kjo s’ka ndodhur dhe s’do të ndodhë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%