Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/10/2022
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë.
Ai tha se “është e dukshme një rritje e tensioneve në Kosovë, jo vetëm në lidhje me çështjen e targave”.
“Ballkani Perëndimor është një rajon në Europë ku BE dhe NATO bashkëpunojnë shumë ngushtë. Ne ndihmuam për t’i dhënë fund dy luftërave brutale, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj në Kosovë”, tha ai pas takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel.
Ai ka deklaruar se në takimin në Bruksel ka pasur njoftime të reja nga disa shtete për rritjen e mbështetjes për misionin e KFOR-in.
Duke folur për Bosnjën dhe Hercegovinën, ai tha se është një nga vendet që janë në rrugën e anëtarësimit në NATO, të cilin Aleanca e mbështet, por theksoi se ky vendim në fund të fundit do të jetë vendim i Bosnjë-Hercegovinës.
Ai shtoi se ky vendim duhet të jetë diçka që dëshiron Bosnja dhe Hercegovina, sepse “NATO respekton vendimet e të gjitha vendeve që zgjedhin rrugën e tyre”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)