Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/08/2022
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ritheksoi edhe në prezencë të Kryeministrit Kurti se trupat e saj ndërhyjnë, nëse eskalon situata. Këto komente ai i bëri duke iu referuar tensioneve të fundit në veri të Kosovës.
Stoltenberg ia përsërit Kryeministrit Albin Kurti ato që më herët tha se ia bëri me dije presidentit serb, Aleksandër Vuciq pak më parë.
Sekretari i NATO-s tha edhe në konferencën e përbashkët për media me Kurtin, se forcat e NATO-s do të ndërhyjnë aty ku ka nevojë, nëse situata përshkallëzohet.
Stoltenberg u kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)