Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Bashkimi Evropian ende po i studion përgjigjet e Prishtinës dhe të Beogradit rreth propozimit franko-gjerman, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, por se shtoi se prioriteti aktual është qetësimi i situatës në Kosovë, raportoi N1, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Stano vazhdoi të shtojë se Kosova e ka obligim të qartë të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe teksa shtoi edhe se ngjarjet në Kosovë mund të bartin pasoja edhe për rajonin.
“Është obligim i qartë i Kosovës që menjëherë ta themelojë ose të ndërmerr hapa për ta themeluar Asociacionin e komunave serbe. Kjo është një marrëveshje e obligueshme ligjore e Kosovës dhe dështimi i vazhdueshëm për ta përmbushur atë minon parimet e sundimit të ligjit por edhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, ka thënë Peter Stano në konferencë për media.
Ai u bëri thirrje të dyja palëve që të bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje evropiane dhe theksoi se tani i takon palëve që të përmbushin obligimet e tyre nga Marrëveshja e Brukselit.
“Kjo ka pasoja për të gjithë rajonin. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje evropiane,” tha Stano.
Ajo shtoi se përmbushja e obligimeve dhe kthimi në dialog është rrugëdalje nga situata aktuale dhe rruga që të çon në perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se çfarë nënkuptonte me pasoja për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ai shpjegoi se çdo destabilitet lokal përhapet në të gjithë rajonin, duke theksuar shembullin e Ukrainës dhe Rusisë.
“Nëse kemi një pikë tjetër të nxehtë në tokën evropiane, askush nuk mund të parandalojë ndezjen e incidenteve që mund të çojnë në dhunë. Nëse ndodh diçka, pashmangshmërisht do të ketë pasoja për rajonin. Bashkimi Evropian nuk mund ta lejojë këtë, Serbia dhe Kosova nuk mund ta lejojë këtë, rajoni nuk mund ta lejojë këtë”, theksoi Stano./Reporteri.net/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)