play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

496 Results / Page 9 of 56

Background

Aktualitet

Një yll i ri nga Kosova ka filluar të lë gjurmë në Zvicër

Thuajse çdo sezon në Superligën e Zvicrës del në pah një talent i madh shqiptar dhe këtë edicion ka filluar të lë gjurmë Albin Krasniqi. Sulmuesi i talentuar nga Kosova, ka vetëm disa muaj që është te St Gallen, derisa në paraqitjen e tij të tretë në elitën e futbollit zviceran ka gjetur edhe golin. 20-vjeçari u inkuadrua nga banka rezervë në fitoren e St Gallen në udhëtim te Stade-Lausanne-Ouchy […]

today06/11/2023

Sport

Samir Ujkani emërohet zëvendësdrejtor i Përfaqësueses së Kosovës

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, dje e la futbollin aktiv, duke e mbyllur karrierën e tij në moshën 35-vjeçare, pas paraqitjeve me disa klube, sidomos ato të Serie A. Gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi në rrjete sociale, Ujkani njoftoi lidhur me vendimin që kishte marrë, e po ashtu shprehu emocionet dhe përjetimet e tij gjatë gjithë karrierës, duke falënderuar klubet në të cilat ka luajtur dhe […]

today02/11/2023

Sport

Sophie Sorschag merr leje që të garojë për Kosovën

Skitarja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, tani e tutje mund të garojë për Kosovën. Sorschag, që në janar të këtij viti vendosi të lë Austrinë dhe të garojë për Kosovën në garat ndërkombëtare, është dashur të presë rreth 10 muaj për t’iu dhënë drita e gjelbër nga Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS). FIS ka vendosur flamurin tonë në uebfaqe, tek profili zyrtar i Sorschagut. Deri tek konfirmimi i FIS-it, […]

today30/10/2023

Sport

Verona Gjinaj fiton medaljen e bronztë në kampionatin botëror të Tajboksit

Në këtë kampionat morën pjesë garuese nga 39 vende të ndryshme për peshat deri në 60 kilogramë. Verona Gjinaj, shqiptarja nga Kriens i Zvicrës, ka fituar vendin e tretë, duke u stolisur me medaljen e bronztë në Kampionatin botëror të tajboksit, i cili u zhvillua për tri ditë në Mynih të Gjermanisë, raporton albinfo.ch. Gara u organizua nga ISKA (Amateur International Kickboxing Association). Morën pjesë tajboksiere nga 39 vende të […]

today23/10/2023

Aktualitet

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë, këto janë çmimet

Kanë dalë sot në shitje biletat për ndeshjen Zvicër – Kosovë, e cila do të luhet në muajin nëntor, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024. Federata Zvicerane e Futbollit ka njoftuar përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale se i ka nxjerr në shitje biletat për duelin e 18 nëntorit, i cili do të luhet në Basel duke filluar nga ora 20:45. Çmimi i biletave do të sillet nga 15 […]

today20/10/2023

Sport

Slloveni U21 – Austri U21 gjykohet nga gjyqtarët kosovarë

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të paraqiten në skenën ndërkombëtare. Përveç treshes së gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore, Shqipëri-Bullgari, në një tjetër ndeshje evropiane do të gjykohet nga kosovarët. UEFA për këtë javë ka deleguar edhe një katërshe të gjyqtarëve kosovarë në ndeshjen Slloveni – Austri, të grupmoshës deri 21-vjeç për Grupin G në kualifikimet e Kampionatit Evropian, e cila zhvillohet nesër (e marte) në Murska Sobota. Do […]

today16/10/2023

Sport

‘Mora fjalë’ do të këndohet sonte Live nga Shkurte Fejza në “Air Albania”

Shqipëria synon sot suksesin e radhës në grupin E të eliminatoreve të “Euro 2024”. Në Arenën Kombëtare zbarkon Çekia, një nga rivalët direkt të kombëtares kuqezi për të mbërritur në Gjermani verën e ardhshme. E sonte, kjo përballje nuk do të jetë thjesht një ndeshje, por një spektaklët emocionues. Dëfrim Methasani në një lidhje direkte për RTSH 24 pak minuta më parë, ka zbuluar artisten e cila do të performojë […]

today12/10/2023

Aktualitet

Blerësit e biletave Kosovë-Izrael do të rimbursohen

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar që personat që kanë blerë biletat për ndeshjen Kosovë-Izrael, do të rimbursohen. “Pas njoftimit të UEFA-s për shtyrjen për kohë të pacaktuar të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për shkak të situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, […]

today12/10/2023

Aktualitet

UEFA shtyn ndeshjen Kosovë – Izrael

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka njoftuar sot se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” është shtyrë. Deri te ky vendim UEFA ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, e si rrjedhojë autoritetet izraelite aktualisht nuk lejojnë asnjë prej ekipeve sportive […]

today12/10/2023

0%